Categories Lajme

Mogherini takon liderët e Ballkanit

Teksa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë sa vijnë e shtohen si pasojë e taksës 100% për importet serbe, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç u pritën në Bruksel nga përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini, në një takim të përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku mungoi Kryeministri Rama.

Shefja e diplomacisë europiane konfirmoi se krerët rajonalë mbështesin marrëveshjen përfundimtare Prishtinë – Beograd dhe i nxiti ata për bashkim drejt objektivit të përbashkët për integrim.

Presidenti Hashim Thaçi u shfaq optimist pas takimit, duke thënë se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet së afërmi.

“Shpresoj dhe besoj do të punojmë bashkarisht që në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë në një përfundim në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të arrijë konsolidimin në rrafshin ndërkombëtar”.

Por të njëjtin optimizëm nuk e ndan Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ia bëri të qartë zonjës Mogherini se pa u hequr taksa 100% për importet serbe, nuk ulet në tryezë me palën kosovare. Sipas B92, presidenti serb e sheh ende larg zgjidhjen.

Më herët gjatë ditës, Serbia pati përballjen e radhës me Brukselin në Këshillin e Stabilizim – Asocimit, ku u fol gjithashtu për taksën e vënë nga Kosova. Kryeministrja Ana Brnabiç tha se tatimi 100% po i shkakton një efekt të ndjeshëm negativ ekonomisë serbe.

“Ekonomia serbe ka humbur që prej vendosjes së taksës 25.7 milionë Euro. Presim që deri në fund të vitit humbja të arrijë 65.5 milionë Euro. Dhe nëse masat qëndrojnë përgjatë vitit 2019, presim një humbje vjetore 514.5 milionë Euro”.

Prej 21 Nëntorit, mallrat serbe që hyjnë në Kosovë tatohen me 100% të vlerës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME