Categories Lajme

VIDEO/ “Pse nuk flet deputeti, ka qenë drejtues i uzinës?”, Thirrja prekëse e punëtorit të Ballshit: Fëmijët i ushqejmë vetëm kur qajnë

Prej pasdites së djeshme naftëtarët e rafinerisë së Ballshit ndodhen në protestë e cila është shoqëruar paraditen e sotme edhe me tensione dhe përplasje, ndërsa kërkojnë kalimin e pagave të prapambetura.

Punëtorët e rafinerisë janë shprehur se prej pesë muajsh nuk kanë marrë asnjë pagë, ndërsa kanë bllokuar që prej mbrëmjes së kaluar edhe derën hyrëse në uzinën e Ballshit.
Raportohet se brenda uzinës janë bllokuar edhe pesë autobote që ishin futur për tu ngarkuar me squfur.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme ka pasur edhe tensione mes punëtorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë tek hyrja kryesore e uzinës, pasi punëtorët nuk lejojnë futjen e autoboteve.

“Kompania nuk ka shpallur faliment kështu që me ligj të na hedhin pagat dhe detyrimet”, janë shprehur punëtorët.

“Deri tani nuk ka dalë asnjë makinë, nuk është vendimi im nëse qeveria nuk vendos të negocioj, por unë personalisht do të sjell gjithë familjen time këtu”, u shpreh një protestuese.

“Ne kemi mbetur jetim, kemi një deputet zone, e keni parë të vijë të bëjë një takim me ne, Ismet Beqiri, ka qenë edhe drejtues i uzinës, pse nuk ka kërkuar një interpelancë në media.

Ne nuk presim reagimin e qeverisë, sepse fëmija po nuk qau për bukë nëna nuk i jep. Po I them ministres, ktheje veten në një nënë, në një prind, a kanë fëmijët e tu për të ngrenë, sepse Mallakastra sot është pa bukë.

Kërkesa jonë është pagat e prapambetura dhe rikthim i punës. Nëse qeveria ka vullnet zgjidhja gjendet për 24 orë. A pyet kjo qeveri si jeton ky komunitet”, tha njëri nga protestuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME