Categories Lajme

Video/ Punonjësja nuk trembet, nxjerr jashtë hajdutin me bluzë të kuqe. Autori: Mos më provoko

Ky është momenti kur hajduti i dyqaneve të kompanive celulare nxirret jashtë nga një punonjëse, e cila nuk pranon që t’i japë paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan të një kompanie celulare në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Autori, që të martën në darkë vodhi 300 mijë lekë të vjetra në një tjetër dyqan të një kompanie telefonike në rrugën “Myslym Shyri”, sonte tentoi të realizonte një tjetër vjedhje.

Në videon e siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, duket hajduti që hyn brenda dyqanit.

Ju bëftë mirë”, u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.

Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.

Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko”, i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.

Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.

Ai ishte i veshur me të njëjtat rroba njësoj si një ditë më parë; bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME