Categories Lajme

VIDEO/ Pushuesit ankohen për ndotje akustike në Dhërmi, policia merr në hetim pronarët e 2 lokaleve

Shqetësuan banorët duke gjeneruar muzikë shumë të lartë, mbrëmjen e djeshme, në dy beach bar-e në Dhërmi, pas ankesave të banorëve, Policia sekuestron pajisjet e muzikës në të dy beach bar-et. Procedohen penalisht 2 pronarët e këtyre subjekteve, për prishje të qetësisë publike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të garantimit të një sezoni të sigurt dhe të qetë, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, gjatë patrullimit në Dhërmi, kanë marrë telefonata nga pushuesit që ankoheshin për muzikën shumë të lartë që ishte kthyer në shqetësim të madh për ta.

Pas ankesave, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy beach bar-et me pronarë shtetasit G. P. dhe J. I., në të cilat po gjenerohej muzikë shumë e lartë. Në vijim të veprimeve procedurale, janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë në këto subjekte dhe ka nisur procedimi penal për 2 pronarët e tyre, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushim objektivin madhor, sezon turistik plotësisht të sigurt, në interes të jetës së qytetarëve, pushuesve dhe turistëve, si dhe në interes të imazhit të vendit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME