Në lojë e sipër ndodh që humbet përqendrimin, ose nervat lëshohen, duke u ndëshkuar me një karton të kuq, por ajo që i ndodhi portierit turk të Konyaspor në ndeshjen kundër Malatyaspor është gati e pabesueshme.
Serkan Kirintili, portieri i Konyaspor, është ndëshkuar me karton të kuq, sepse e kapi topin me duar jashtë zonës së tij, pas vetëm 13 sekondash nga fillimi i lojës kundër Malatyaspor, duke vendosur kështu një rekord të ri në Süper Lig turke…