Categories Lajme

E për.plasi me makinë pastaj e ndoqi me ar më nga pas, policia kap të riun në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi gjatë mbrëmjes së djeshme një 22 vjeçar, i cili pasi e përplasi me makinë, e ndoqi pas një person tjetër duke qenë njëkohësisht edhe i armatosur.Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e Dibrës në Tiranë, ku i riu përplasi fillimisht makinën e një personi tjetër. Pas përplasjes e ndoqi atë nga pas për shkak të konflikteve që kishin patur më parë.Policia u informua për këtë ngjarje të rëndë duke ndërhyrë për parandalimin e saj.Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu e ka përplasur qytetarin tjetër për shkak të konflikteve të mëparshme duke dashur që të gjejë shkak për t’u hakmarrë.

Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale.Finalizohet operacioni policor i koduar “Selvia”.Vihet në pranga një 22-vjeçar i cili për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me një krehër me pesë fishekë dhe një automjet.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Selvia” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë reaguar menjëherë duke bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit L. M.Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia gjeti armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin që ky shtetas drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kanosje” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone” në ngarkim të shtetasit L. M. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME