Categories Lajme

VIDEO/ RENEA pritet me duartrokitje në Bularat

Pas thirrjeve për tu dorëzuar, 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, ka qëlluar sërish në breshëri ndaj policisë, gjë që ka bërë që edhe policia të kundërpërgjigjet. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 35-vjeçarit, ka humbur jetën ky i fundit.

Pas vrasjes së Kaçifas, ndërsa mediet greke e quanin hero, banorët e Bularatit kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje forcat e RENEA-s, të cilat po ktheheshin nga operacioni.

Videoja në fjalë është publikuar nga Sarandaweb.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan “Grek ose vdekje”.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruante Kostandinos Kaçifas në Facebook.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Vendodhja e tij u lokalizua, gjë që solli më pas fundin e rezistencës së 35-vjeçarit.

Kaçifa qëlloi me armë zjarri ditën e some në Bularat drejt policisë shqiptare, ndërsa po zhvillohej ceremonia për ushtarët e rënë grekë gjatë luftës së dytë botërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME