Categories Lajme

VIDEO\ Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë, moti i keq zbraz bregdetin në Vlorë

Rreshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar prej orës 11:00 të mesditës kanë larguar pushuesit vendas por edhe turistë e huaj nga plazhi në qytetin e Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët, të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi.

Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët ti mbyllin dhe ti sigurojnë nga era e fortë bregdetare e cila vijon prej disa orësh.

Largimi i pushuesve dhe turistëve ka shkaktuar trafik në rrugët e qytetit të Vlorës sidomos në lungomare.

Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Fierit me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.

Kjo e premte sjell vranësirat dhe reshjet në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit ranë ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME