Categories Lajme

VIDEO / Shihni si 40 vjeçari i vë tritolin lokalit në Krujë. Nuk harron as të ‘përshëndesë’…

Policia ka bërë publike pamjet e kapura teksa 40 vjeçari i shpallur në kërkim, i vë tritolin një lokali në Fushë Krujë. Siç mund ta shihni, ai afrohet me hapa jo shumë të shpejtë. Me fytyrën e mbuluar e kostum sportiv veshur, nuk heziton ‘të përshëndesë’ me dorë nga kamerat. Pasi kryen “misionin”, ikën krejtësisht i pashqetësuar…

Mësohet se ai ka bashkëpunuar me një person tjetër për vendosjen e lëndës plasëse. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i  shtetasit M. Z.  Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.  Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia për ngjarjen.

Kujtojmë se rasti u raportua më 31 Janar, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtuar plotësisht fasada e jashtme e lokalit në pronësi të Bledar Talit. Pronari i biznesit ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet pse mund të ketë ndodhur ngjarja.

Ndërkohë hetuesit po vijojnë hetimin në disa pista. Ndër to konfliktet e mundshme jashtë shtetit ku ka jetuar dhe punuar vitet e fundit pronari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME