Categories Kulture, Kuriozitete

Video/ Shqiptarët në ushtrinë zvicerane këndojnë “Xhamadani vija-vija”

Ushtarët shqiptarë mendojnë të lëjnë gjurmë në shtetet e huaja. Një vendim të tillë e kanë marrë edhe disa të rinj me origjinë shqiptare, por që shërbejnë në Ushtrinë e Zvicrës. Në një video që po qarkullon në “Tiktok”, shihen pjesëtarë të ushtrisë të cilët këndojnë këngën mjaft të dashur për shqiptarët, “Xhamadani vija-vija”.

Sipas gazetës “20 minuten” kënga konsiderohet si himni jozyrtar i Shqipërisë së Madhe, teksa në të thuhet: “Si fijet e kësaj xhakete, aq afër janë Kosova dhe Shqipëria. Oh sa e madhe është Shqipëria”. Nën hashtagun #sëissarmy videoja ka marrë rreth 1200 pëlqime.

Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i ushtrisë së Zvicrës, Daniel Reist, i cili thotë se nuk ka marrë ndonjë sinjal për videon, por nuk e shikon si problem. “Në këtë formë joformale në një makinë të mbyllur, kjo nuk na shqetëson.”-deklaroi Reist.
Ndërkohë, një tjetër zyrtar i ushtrisë zviceriane shtoi:

“Në ushtrinë tonë shërbejnë shumë qytetarë me pasaportë dhe shtetësi të dyfishtë. Pra është e qartë se ata do të sjellin kulturën e tyre në ushtri.”thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak në Akademinë Ushtarake (Milak) në ETH Cyrih. Sipas Tresch, nëse himni do të ishte kënduar në publik, kjo ndoshta mund të ketë pasoja disiplinore. Të tilla si në pranverën e vitit 2015, kur ushtarët në transportin publik pozonin me flamurin shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME