Një foshnjë vetëm 14 muajsh, shkaku i kushteve të këqija e varfërisë është ushqyer me kafe të zier tash e disa muaj, shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Express. Hadijah Haura, 14 muajshe pi nga tri shishe me kafe për çdo ditë.
Kafja indoneziane Kopi Tubruk bëhet duke zierë kafe me sheqer, derisa në shije është e ngjashme me kafenë turke. Prindërit e Hadijas që janë nga fshati Tonro Lima që gjendet në një provincë në Indonezi nuk janë në gjendje që t’i sigurojnë vajzës së tyre ushqimin e duhur.
Ata marrin shumë pak para në muaj, derisa, ajo ka filluar të konsumojë kafeinë që kur ishte vetëm gjashtë muajsh. Prindërit e saj pretendojnë se nuk kishin zgjidhje tjetër për të. Përkundër kësaj, vajza nuk ka përjetuar ende ndonjë gjendje të rëndë mjekësore dhe duket se po rritet me një normë normale, sipas raporteve të mediave lokale. Sidoqoftë, prindërit pranojnë se foshnja ka probleme me gjumin dhe qëndron e zgjuar gjatë natës.