Në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, zëvendës ministri i Arsimit me jetëgjatësinë më të shkurtër në këtë post, Taulant Muka, ka kërkuar të marrë fjalën. Por, ky veprim i tij nuk është pritur mirë nga një grup studentësh, të cilët sikurse shihet nga videoja e mëposhtme kanë arritur t’ia marrin edhe nga duart mikrofonin.
Ata i kanë kërkuar të largohet prej aty pasi sipas tyre nuk mund të jetë pjesë e protestës një njeri që kërkon të marrë merita nga kauza e tyre. Muka dëgjohet vetëm teksa thotë “rinia shqiptare…”, pasi ai ndërpritet nga brohoritje njëzëri të disa të rinjve: ik, ik.ik…
Kështu, ish zëvendës ministri i Arsimit është larguar nga mikrofoni duke mos pasur mundësi të shprehë mendimin e tij.