Categories Kuriozitete, Lifestyle

“Alo, jam gruaja tjetër e bashkëshortit tënd”

Një grua tregoi për tronditjen që pësoi pasi zbuloi se bashkëshorti i saj ishte i martuar me disa gra. 53-vjeçarja Mary Turner Thomson, nga Edinburgh zbuloi se bashkëshorti i saj amerikan William Allen Jordan kishte 3 bashkëshorte të tjera. Ai kishte gjithashtu të paktën 13 fëmijë me 6 gra të ndryshme, të cilave u thoshte se ishte agjent sekret, në mënyrë që të justifikonte mungesën e tij të shpeshtë.

Në fakt ai ishte thjeshtë një punonjës IT. Duke folur për britaniken Daily Record, 53-vjeçarja Mary rrëfeu se e kishte njohur William-in online. “Isha nënë e vetme, me një foshnje 9 muajsh. Ai ishte shumë tërheqës. Nisëm të dilnim dhe në fakt më kërkoi të martoheshim pas 3 javësh që dilnin. I thashë jo, por më vonë u fejuam dhe kishim 4 vjet të martuar. 6 muaj pasi ishim bashkë mbeta shtatzënë, që ishte vërtetë surprizë e madhe, sepse më kishte thënë që ishte steril”.

William i tha 53-vjeçares se ishte agjent i CIA-s dhe se i duhej të udhëtonte gjatë gjithë kohës në “misione” të ndryshme. Në të vërtetë ai vizitonte bashkëshortet dhe familjet e tjera.

Ndonëse fitonte 10 mijë paund në muaj, ai i kërkonte bashkëshortes para, me pretendimin se duhej të paguante armiqtë, që e kërconin se do t’ia thernin fëmijët dhe copat do t’ia nisnin me postë. Për pasojë, Mary i dha atij plot 200 mijë paund. “Mendoja që nëse nuk do t’i jepja paratë, ata do të na vrisnin fëmijët”, tregoi më tej gruaja.

Por mashtrimi tij u ekspozua në Prill të 2006-s, kur Mary mori një telefonatë nga një grua e cila i tha: “Jam zonja tjetër Jordan”.

“Për më shumë se 1 orë dëgjova sesi Michelle po hidhte poshtë çdo gjë që kisha ndërtuar në jetën time. Me qetësi, ajo më tha se me bashkëshortin tim Will Jordan, babain e dy fëmijëve të mi të vegjël, ishin të martuar prej 14 vjetësh dhe kishin 5 fëmijë sëbashku”.

Pasi e vërteta e tij e pabesueshme u zbulua, Will u dënua për bigami, mashtrim etj. Nga 5 vjet që u dënua në total, ai bëri 2 vjet e gjysmë përpara se të deportohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME