Categories Lajme

(VIDEO) Temperaturat janë përvëluese / Aksident në Llogara, trafiku i mjeteve me kilometra të tërë

Kjo e shtunë e ka gjetur qytetin me një trafik të rënduar në pothuajse të gjitha rrugët dalëse të qytetit që të lidhin me jugun, edhe pse fundjava sapo ka nisur dhe kjo ka sjellë edhe problemet e para në qarkullim në qytetin e Vlorës.

Shumë turistë janë nisur për pushimet e fundjavës dhe duke pasur parasysh se jemi vetëm një ditë para fillimit të gushtit, shumë pushues marrin lejet dhe shkojnë drejt jugut, gjë që bën që situata e trafikut të jetë problematike.

Në Vlorë, policia rrugore është në të gjitha akset e pranishme, por megjithatë kjo është thuajse e pamundur, për shkak se numri i automjeteve është tepër i madh.

Një nga shkaqet e tjera të trafikut janë edhe vetë shoferët, të cilët për të shmangur pritjet në trafik, zgjedhin të bëjnë parakalime apo manovra të rrezikshme, duke shkaktuar jo vetëm bllokim të rrugëve, por edhe duke rrezikuar jetën e atyre shoferëve që presin si gjithë të tjerët në radhë.

Mirëpo shkaku kryesor është devijimi i disa akseve rrugore që të çojnë drejt jugut, ku shpeshherë mjetet detyrohen të ndjekin rrugët e lëna për përdorim nga ana e kompanive që merren me mirëmbajtjen e tyre.

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Llogara, ndërsa për pasojë është krijuar një trafik kilometrik automjetesh në zonë. Nuk dihen ende detajet rreth këtij aksidenti, ndërsa në  video shikohen qindra automjete që nisen drejt plazheve në Jug

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME