Ndjekja dhe tentativa për të ndaluar një person që ishte në kërkim nga policia në Lezhë ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Gazetari Gjergj Figuri raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur tek nënstacioni elektrik të Lezhës, ku fillimisht policia ka tentuar të ndalojë një person që ishte në kërkim.
Në këtë moment, në rrethana ende të paqarta janë dëgjuar të shtëna armësh. Ngjarja është në zhvillim dhe nuk është ende e qartë nëse ka qëlluar i kërkuari apo policia.
Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të personit në fjalë.
Vijon…
