Categories Lajme

Video/ Transformimi i Roskovecit me parametra urbanë bashkëkohorë, Bufi: Së shpejti edhe qendra “one stop shop”

“Rilindja Urbane” po transformon krejtësisht hapësirën publike të Roskovecit. Projekti për këtë transformim arrin deri në sheshet e lagjeve dhe hapësirave pranë banesave, ku punimet kanë nisur që nga sistemi i kanalizimeve dhe ndriçimit, e deri te suvatimi dhe lyerja e fasadave të shtëpive.

Gjatë një interviste për ERTV, kryetarja e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi ka treguar detajet e këtij projekti ku shprehet se,”një sipërfaqe e gjitha prej 3.5 hektarësh do të kalojë e gjitha në rikualifikim, jo vetëm sa i takon sheshit, por edhe infrastrukturën nëntokësore të këtij sheshi që ka të bëjë me furnizimin me ujë të pijshëm, me kanalizimet e ujërave të zeza, gjithë furnizimin me energji, deri te ndriçimi i hapësirës urbane. Gjithë fasadat brenda ambientit do kalojnë procesin e suvatimit, lyerjes me bojëra dhe hapësirave rekreative për qytetarët”.

Bufi theksoi se, “ky projekt ka një rëndësi të veçantë edhe për ndërtimin e godinës së re të bashkisë Roskovec, një godinë ku qytetarët do të kenë mundësinë që të marrin shërbimet në mënyrë të shpejtë dhe cilësore, përmes one stop sop-it që do të ndërtohet aty. Në maj të vitit që vjen ky projekt do të ketë përfunduar me të gjitha objektet që ka”.

“Gjysma e katit përdhe në godinën e re të bashkisë i është dedikuar “one stop shop” dhe në bashkëpunimin që kemi ne me ADISA kemi marr një planimetri të sistemimit të të gjitha tavolinave ku qytetarët do të kenë akses dhe do të kenë mundësi të marrin shërbimet ku të do paraqesin ankesat e tyre dhe do marrin përgjigje për to”, u shpreh Bufi.

Edhe shkolla e mesme e qytetit të Roskovecit i është nënshtruar rikonstruksionit total, ku është ndërtuar çatia e re që nuk ka ekzistuar më parë, e cila ka eliminuar të gjitha rrjedhjet dhe pikimet që vinin nga soleta ekzistuese.

“Është bërë nga e para rrjeti i ndriçimit të shkollës dhe ngrohjes me një sistem qendror. Janë vendosur hapësirat dhe mjetet e nevojshme për laboratorët mësimore. Ndërkohë që punimet vazhdojnë për ndërtimin e palestrës së shkollës nga e para. Për të monitoruar mirëmbajtjen e këtij investimi dhe për të ofruar sigurinë në shkolla, kemi bërë një investim për kamerat e sigurisë”, përfundoi Bufi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME