Categories Lajme

VIDEO/ Tronditet Vlora, një 22-vjeçar qëllohet për vdekje me snajper në banesën e tij (Detaje)

Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari Bernard Sinomati është qëlluar në banesën e tij. Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Mesazhi me tritol në makine Pasditen e 3 janarit 2022 në lagjen ”Hajro Cakërri” në Vlorë në makinën e Bernard Sinomatit do të vendosej një sasi tritoli, një atentat ky që do të dështonte.Dyshimet ne ate kohe ishin se tritolvënia mund të jetë një mesazh paralajmërues për të ose familjarët e tij. Kjo pistë përforcohet nga fakti se sasia e ekspozivit e përdorur ishte e vogël, rreth 150 gramë. Bernard Sinomati ishte emer i njohur për agjensitë ligjzbatuese në Vlorë. Ai është është vëllai i Sokol Sinomati, anëtar i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Buzderri” Ai ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura” Në vitin 2015, Bernard Sinomati u arrestua për armëmbajtje, ndërsa rezulton se vitin e kaluar ka dalë nga një burg në Belgjikë.

Bernard Sinomati Policia e Vlorës – Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. .Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME