Categories Lajme

VIDEO/ U kap në Morinë me 22 mijë franga zvicerane të fshehura, merret në hetim 38-vjeçari

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 22 770 franga zvicerane, 1795 euro dhe 30 dollarë të padeklaruara, procedohet penalisht 38-vjeçari. Sekuestrohet shuma monetare.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K.

Gjatë kontrollit, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 22 770 franga zvicerane, 1 795 euro dhe 30 dollarë, të cilat shtetasi D. K. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME