Categories Lajme

VIDEO/ U qëllua dy herë, zbulohet identiteti i burrit që çarmatosi një nga sulmuesit në Sidney

Është bërë i ditur identiteti i burrit që u përball me një nga autorët e sulmit të armatosur në Sidnei, duke e çarmatosur atë. Bëhet fjalë për Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, pronar i një dyqani frutash në zonën Sutherland dhe baba i dy fëmijëve.

Sipas mediave australiane, al Ahmed u qëllua dy herë gjatë përpjekjes për të neutralizuar sulmuesin dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Një i afërm i tij, Mustafa, i cili foli për 7News, tha se gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga mjekët. “Ai është në spital dhe nuk e dimë ende saktësisht se çfarë po ndodh brenda”, u shpreh ai.

Mustafa shtoi se kushëriri i tij mund të ketë shpëtuar jetë të shumta duke u përballur drejtpërdrejt me sulmuesin.

Nga të shtënat masive në plazhin Bondi, sipas bilancit paraprak, kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa 29 të tjerë janë plagosur. Autoritetet australiane po hetojnë ngjarjen, e cila është cilësuar si sulm terrorist. Mediat raportojnë se objektiv i dyshuar i sulmit ishte një aktivitet hebraik i lidhur me festën e Hanukkah-s, festivali i dritave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME