Categories Covid-19

VIDEO/ “Vaksinim në sytë e mediave” infermieri vaksinohet me shiringë bosh

Një spital në Teksas është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave pasi pretendohet se punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë marrë vaksinë të rremë anti-Covid. Ditën e martë pesë punëtorë të vijës së parë janë lajmëruar se do të vaksinohen duke transmetuar të gjithë procesin e vaksinimit live nëpër media.

Një video e cila po qarkullon me shpejtësi në media tregon momentin kur njëri prej infermierëve,Ricardo Martinez  po vaksinohet dhe shikuesit kanë vënë re që shiringa është bosh. “Është mëse e qartë që shiringa ishte bosh. Ne nuk mashtrohemi!” ka shkruar Barbara Siira, një qytetare.

Shiringa është bosh, djali nuk e shtyu shiringën aspak” shkroi shikuesi Aaron Isaac Hernandez. “Thjesht për shfaqje. Padyshim që nuk po vaksinohet ”komentoi një përdorues tjetër i Facebook. Pas konferencës për shtyp, Martinez tha se ishte krenar dhe ndihej më i sigurt tani që mori vaksinën anti-Covid.

UMC pranoi që një nga punëtorët nuk e mori të gjithë vaksinën dhe për të shuar dyshimet e kritikëve ata i dhanë një të dytë. “Pasi raporte të shumta u shfaqën në mediat sociale që pretendonin se një nga pesë infermierët  që morën një vaksinë të martën nuk mori një dozë të plotë të vaksinës, ne duam të heqim çdo dyshim të ngritur se ai nuk ishte vaksinuar plotësisht dhe të forcojmë më tej besimin në procesin e vaksinimit ”– bëri të ditur spitali në një deklaratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME