Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tasahmë është i disponueshëm në e- Albania leja për bizneset që janë në listën e atyre të lejuara të hapen për javën që po vjen
Rama paralajmëron se ky vërtetim merret vetëm një herë, dhe duhet të jetë i disponueshëm në ambientet e punës për t’ua vërtetuar kontrolleve. Kryeministri shpjegon se nëse nuk ka llogari ekzistuese biznesi në e- albania atëhere duhet hapur një e tillë dhe në kategorinë “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur” mund të aplikohet duke klikuar Përdor dhe përgjigjia është në moment.
STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
GATI VËRTETIMI ONLINE NË www.e-albania.al
PËR TË GJITHA BIZNESET E MIRATUARA PËR HAPJE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DUKE NISUR NGA JAVA QË VJEN (20 – 26 PRILL).
KY VËRTETIM MERRET VETËM NJË HERË!
🔴 KUJDES!
KY VËRTETIM DUHET TË JETË I DISPONUESHËM, NË MJEDISIN E BIZNESIT KUR ZHVILLOHET NJË PROCEDURË KONTROLLI.
🟡 BIZNESET E HAPURA TË ZBATOJNË PËRPIKMËRISHT PROTOKOLLIN E SIGURISË QË ËSHTË I PUBLIKUAR NË ëëë.e-albania.al
SIPAS KATEGORISË PËRKATËSE
* nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.
Klikoni butonin Regjistro një biznes.
Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.
Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.
Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.
Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.
Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.
Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin!
Përdorni ëëë.e-albania.al
🚫 MOSDISPONIMI I VËRTETIMIT SI BIZNES I MIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË APO MOSZBATIMI I PROTOKOLLIT PËRKATËS TË SIGURISË, SJELLIN PASOJA ADMINISTRATIVE DHE PENALE