Categories Lajme

Zbardhet urdhri/ Ja bizneset që do të ngrenë qepenët nga dita e hënë

Zbardhet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me bizneset që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre duke nisur nga kjo e hënë.

Lista, që “BalkanWeb” e sjell të plotë më poshtë, parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte, të cilat ishin mbyllur prej më shumë se një muaji, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjithashtu, do të lejohen edhe shërbimi catering, ose me dërgim i produkteve.

Pjesë e listës së re janë edhe tregtia e veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, lulet, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, pjesët e këmbimit të automjeteve, etj.

Ndërkohë, në listë nuk janë përfshirë një sërë biznesesh të tjera, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, për shkak se përbëjnë rrezik për përhapjen e COVID-19. Kështu, të mbyllura do të qëndrojnë baret, restorantet, parukeritë dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët.

Bizneset do të duhet të aplikojnë për marrjen e vërtetimit në e-Albania, vërtetimi merret vetëm një herë, dhe duhet të jetë i disponueshëm në ambientet e punës për t’ua vërtetuar kontrolleve..

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME