Categories Lajme

Gruaja: Burri do ikte ne Itali, por ai jetonte me ish-bashkeshorten

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, zonja Bukurie, nënë e një vajze 2- vjeçare, tregoi në studio historinë e saj aspak të thjeshtë. Ajo pas prishjes së fejesës së parë pranoi të martohej me një burrë, i cili ishte i ndarë dhe kishte dy vajza që jetonin me të, pasi ish-bashklëshortja nuk i mbante. Bukurie tregon se bashkeshorti i kishte premtuar një jetë si një “princeshë”, por gjërat nuk shkuan ashtu. Dy javë pas fejesës, ai i thotë që do largohet për në Itali, që të merrej me drogë për të bërë shtëpinë. Por më pas, ajo merr vesh se ai kishte ikur me ish-gruan dhe dy fëmijët.

Bukurie: Zonja Eni meqë isha e fejuar para Ismailit…

Eni Çobani: Pra ke qenë e fejuar njëherë?

Bukurie: Po dhe unë pranova një burrë me dy vajza.

Eni Çobani: Edhe Ismaili ka qenë i martuar me dy vajza?

Bukurie: Po dhe Ismaili kishte dy vajza dhe i kishte ai.

Eni Çobani: Nuk i kishte ish-bashkëshortja?

Bukurie: Jo i mbante Ismaili, se nuk ja mori ish-bashkëshortja, ishte në gjyq. Më tha unë kam dy fëmijë.

Eni Çobani: Pra ti e ke ditur që Ismaili ka dy fëmijë, pra ai nuk ka gënjyer?

Bukurie: Po! Zonja Eni ai më gënjeu dhe më mashtroi.

Eni Çobani: Për çfarë të gënjeu tani?

Bukurie: Më tha do të jetosh si princeshë, do kemi fëmijë bashkë. Shtëpi nuk kam, ishte në themele shtëpia, do punojmë bashkë dhe do ta ndërtojmë. Unë rashë dakord. U fejuam, pas dy javesh ai iku në Itali dhe më tha që do merrem me drogë. Do shkoj në Itali të merrem me drogë dhe të bënim shtëpinë.

Eni Çobani: Ti e pranove këtë? Që ai të merrej me drogë dhe të bënit shtëpinë?

Bukurie: Po e pranova se s’kisha çfarë bëja. Më tha ta prisja për një vit, nëse nuk kthehej për një vit do ishte futur në burg, nëse jo do vijë dhe do bashkoheshim.

Eni Çobani: I dinte familja këto? I dinte Xhevrija?

Bukurie: Jo tani po e merr vesh Xhevrija!

Xhevrije: Pse nuk na tregoje ne?

Bukurie: Mama prit të lutem ta mbaroj deri në fund. Zonja Eni, ai kishte prerë biletën me ish-gruan e parë të ikte në Itali, të bashkohej me familjen e parë, me gruan dhe me dy fëmijët. I kishte dalë një problem në Durrës, policia nuk e di për çfarë dhe e kishte kthyer mbrapsht. Ai kishte ndenjur 1 javë tek ish-gruaja e parë, unë e fejuar.

Eni Çobani: Ju e dinit që ai po ikte me gruan e parë?

Bukurie: Jo më tha do iki të merem me drogë në Itali! Ai kishte prerë biletën të bashkohej me gruan e parë dhe dy fëmijët. Unë nuk dija asgjë. E kishte kthyer policia mbrapsht, kishte ikur tek shtëpia e ish-vjehrrit një javë. Unë e dija se ishte në Itali, ai jetonte me ish-gruan.

Eni Çobani: Pastaj çfarë ndodhi?

Bukurie: Mbas një jave u kthye tek shtëpia e vet, erdhi një natë dhe iku për në Greqi dhe më tha hajde të ikim në Greqi, të punojmë dhe të bëjmë shtëpinë.

Eni Çobani: Ju celebrimin, martesën ligjore kur e keni bërë?

Bukurie: Ne nuk kemi celebrim, se ishte në gjyq me atë të parën. /Marrë nga tvklan.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME