Categories Lajme

Video/Vetura përplas autobusin në tunelin e Elbasanit!

Parakalimi i gabuar dhe futja në korsinë e ndalur në tunelin e Elbasanit për pak sa si ka kushtuar jetën pasagjerëve të një veture dhe të një autobusi linje.

Në videon ekskluzive siguruar nga Report Tv rezulton se një auto-veturë siç shihet në pamje futet në korsinë e ndaluar e cila deri para pak muajsh nuk ishte e hapur dhe në manovër për të ndërruar korsinë vetura përplaset me autobusin.

Shkak sipas hetimit ka rezultuar futja në korsinë e gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Policia rrugore ka bërë me dije për Report Tv se prej disa javësh po teston radarët elektronik në tunele cka do të sjell ndëshkimin të shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Çdo shkelje sipas policisë do të jetë e dokumentuar me foto dhe video si në këtë rast ku aksidenti është filmuar në kohë reale nga kamerat e sigurisë dhe ka shërbyer si provë për ndëshkimin e drejtuesit që shkeli rregullat.

Radarët e shpejtësisë në tunele përfshi atë Tiranë-Elbasan dhe tunelin e Kalimashit do të jenë 24 orëshe dhe me identifikimin e targave në mënyrë automatike do të printojnë edhe gjobat të cilat më pas hidhen në sistem dhe u dërgohen në shtëpi shkelësve.

Po ashtu për çdo shkelës në hyrje daljet e tuneleve patrullat e policisë përgjatë shërbimit do të njoftohen në kohë reale për të ndaluar dhe ndëshkuar ata që nuk respektojnë sinjalistikën.

Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit në kryeqytet patrullat kanë ndëshkuar mbi 40 shkelës të cilët nuk kanë respektuar korsinë, kthimin e detyruar, këmbësorët si dhe semaforin.

Çdo ditë policia rrugore në të gjithë vendin ndëshkon mbi 10 mijë drejtues mjetesh ndërsa shumica e tyre rezultojnë se janë përsëritës ndërsa një pjesë e mirë e tyre me heqjen e pikëve u janë bllokuar patentat dhe do të kalojnë për ri-testim./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME