Categories Lajme

Video- Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Jackpot”, arrestohen 3 persona

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Jackpot”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe mbikëqyrësi i kompjuterave që shërbenin për lojëra fati.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit të vendosur në dispozicion për këtë veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen 4 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbenin për lojëra fati. Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar “Jackpot”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: – Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Vijon puna për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll.

Gjithashtu po në ambientet e këtij lokali, shtetasit N. Ll., dhe E. V. u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME