Categories Lajme

VIDEO \ Vodhi “Range Roverin” në Vlorë, 25-vjeçari kapet nga policia pas disa minutash ndjekjeje

Vlorë Vodhi automjetin e një shtetaseje dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, 25-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Qarkullimit Rrugor menjëherë pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikua autori i vjedhjes së automjetit, shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, pasi ka vjedhur automjetin tip “Range Rover”, në pronësi të shtetases J. P., në lagjen “10 Korriku”, është larguar me shpejtësi, në dalje të qytetit. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, në autostradën Vlorë-Fier, kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit  #nëçdoskajtëvendit  #nëshërbimtëqytetarëve  #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME