Categories Lajme

VIDEO/ Zbulohet një laborator heroine në Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Një laborator për përgatitjen e heroinës është zbuluar nga autoritetet italiane në San Severo, duke arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike.

ANSA raporton se kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime.

Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia nisi të ndjekë makinën deri në “Luisa Fantasia”, ku kanë identifikuar drejtuesin e mjetit.

Shoferi është shfaqur i shqetësuar dhe policia i ka gjetur çelësat e një makine tjetër. Në mjetin tjetër policia gjeti të fshehur 16 500 euro dhe 6 kg heroinë.

Më pas Guardia Di Finanza ka kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, 40-vjeçarit shqiptar, duke gjetur një laborator për përgatitjen e lëndës narkotike, me mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitje së bashku me mbi 11 kg heroinë, kokainë dhe morfinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ Aksidenti në Greqi ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakavijë, arrestohet 34 vjeçari , banues në Fier

PKK Kakavijë, Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Rashë në tokë, njerëzit më shkelnin duke ikur”, dëshmia e 20-vjeçares që i mbijetoi zjarrit

Marija Taseva, është vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë, arrestohet administratorja

Operacioni “MIDNIGHT” zbulon rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë Vlorë – Një rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në…

LEXO ME SHUME