Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin e përmasave gjigande, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.
Deri më tani raportohet se janë djegur hapësira të konsiderueshme toke, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të erës siç mund të shihet në video. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për neutralizimin e flakëve.