Categories Kuriozitete

Video:Autobusë pa shoferë në Japoni

Vizitorët që do të vërshojnë në aeroportin Haneda të Japonisë për Lojrat Olimpike të Tokios në vitin 2020 mund ta gjejnë veten duke u transportuar drejt avionëve me autobusët pa shoferë.

Këto mjete po testohen aktualisht përmes një eksperimenti 10-ditor që ka bashkuar 6 firma të rëndësishme vendase, përfshirë kompaninë kombëtare ajrore të fluturimeve, ANA. Në fillim, po shihet ecuria e një prototipi minibusi që ecën vetë.

Testimi po kryhet përmes një të ashtëquajturi “shofer sigurie”: drejtuesi i mjetit ka veshur doreza të bardha dhe rri me duart mbi timon, gati për ta marrë drejtimin në çdo moment që sheh se diçka nuk shkon. Nëse autobusi ecën pa probleme, shoferi nuk do të ndërhyjë deri në fund të udhëtimit, duke lënë robotin të zgjedhë rrugën vetë.

Drejtuesi i projektit, Tadakatsu Yamaguchi thotë: “Shpresa jonë që të arrijmë të ofrojmë autobusë autonomë për Lojrat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm. Po punojmë intensivisht për këtë”.

Këto mjete do të mbajnë maksimumi 10 vetë dhe duke përdorur sistemin GPS e shënuesit magnetikë në tokë, do të përshkojnë rrugën që lidh dy terminale me një shpejtësi e cila shkon maksimumi në 30 km/h.

Nuk është sqaruar ndërkohë sa kushton i gjithë sistemi apo sa njerëz mund të transportohen në total me këto lloj autobusësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME