Categories Lajme

VIDEO\Dikur duartrokitej, sot kërkon mëshirë/ Rrëfimi rrënqethës i këngëtares Luljeta Përbasha

Deri në vitin 1983, Luljeta Përbasha ishte një emër i njohur me një karrierë të pasur artistike. Ajo është fituese e anketave muzikore dhe e çmimeve në Festivale të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Ka qenë këngëtare e estradës profesioniste të qytetit të Rrëshenit, po ashtu edhe drejtoreshë e bibliotekës së fëmijëve në Mirditë.

Ndërsa sot, është kjo grua që heq dorë nga krenaria për të kërkuar ndihmë.

“E bëra zemrën gur dhe thashë të dalë si të dalë, vetëm ju lutem më ndihmoni. Ndihmoni këtë Luljetë të shkretë. Mos më hidhni poshtë 30 vite të jetës time që kam dhënë për këtë Shqipëri. Si artiste e kam nxjerrë Mirditën në piedestal.”

Luljeta është 59 vjeçe, jeton me bashkëshortin në Bilisht në kushte shumë të vështira ekonomike. Prej 7 vitesh, kujdeset për burrin e saj të paralizuar, i cili nuk mund të ecë apo lëvizë. Ndërsa jetojnë në një dhomë të vogël, e cila është gati për tu rrënuar. Çdo natë, ajo fle me frikën se shtëpia mund të shembet mbi ata.

“Kur isha pak në gjendje mundohesha vetë me burrin t’i mbyllja vrymat. Por, tani nuk kam takat t’i vë sikur edhe një letër. Pak të hipë macja sipër, tavani bie.”

E pashpresë, Luljeta kërkon ndihmë për të kaluar ditët që i kanë mbetur, në një banesë me kushte normale. Ndaj lutet ndihma e gjithsecilit prej jush.

Bamirësia nuk të varfëron! Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME