Nënat me fëmijë i kanë dhene gjallëri qytetit të Vlorës këtë të diele, teksa kanë qënë te shumta nënat me fëmijë deri në 10 vjec që shëtitin në rrugët e qytetit.Përqëndrimin më të lart të lëvizjes e ka pasur Lungomare teksa tepër i frekuentuar edhe bulevardi Ismail Qemali.Të intervistuara nënat me fëmijët e tyre shprehen se një ditë e tillë është tepër e nevojshme për to pas ditëve të kaluara në vetëizolim. Sipas tyre vetëizolimi nuk është aspak i vështirë kur merresh me fëmijët, gatimet, punët e shtepisë etj, dhe sipas tyre të tilla masa që merren për shëndetin tonë dhe natyrisht që duhen zbatuar. Sipas fëmijve shëtitja buzëdetit është gjeja më e bukur. Atyre ju mungon shumë deti, plazhi dhe lojrat me miqt, teksa vlerësojnë edhe mësimin online si një zgjidhje e mirë në kohë të tilla. Përvecse nënave me fëmijë deri në 10 vjec në shëtitje gjatë kësaj të diele kanë qënë edhe pensionistët të cilët e kanë ezauruar ditën e tyre të liridaljes por edhe të rinj apo të reja që e kanë pasur te ndaluar qarkullimin. Distancimi social në Vlorë edhe sot u shkel sërisht, teksa për të dëshiruar la edhe marrja e masave pëe Covid19 sic janë maskat apo dorezat.