Princesha Latifa al Maktum e Dubait akuzon të atin se po e mban peng, teksa ajo ka frikë për jetën e saj. Në një video të publikuar nga BBC, ajo rrëfen se kishte tentuar të arratisej nga pallati mbretëror në vitin 2018, por forcat komando e kishin kapur në varkën e saj. Ajo është vajza e udhëheqësit të Dubait, Sheikut Mohamed Bin Rashid Al Maktum, i renditur mes liderëve më të pasur të botës.
Categories
Bota