Categories Kuriozitete

VIDEO\Prej 45 vjetësh shofer nuk ka marrë asnjë gjobë, policia nderon babain e 12 fëmijëve

Në vitin 1975 Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah ka marrë lejën e drejtimit. Që prej atij momenti ai asnjëherë nuk ka bërë asnjë shkelje të trafikut dhe nuk ka marrë asnjë gjobë nga policia. Ai është babai i 12 fëmijëve dhe së fundmi është nderuar nga Policia e Trafikut për korektësinë dhe respektin që ka treguar. Al Hammadi i tha se të gjithë djemtë dhe nipërit e tij që kanë leje drejtimi e kanë marrë atë si shembull pasi ata gjithashtu nuk kanë dënime nga policia e trafikut.

“Al Hammadi kurrë nuk ka vozitur me pakujdesi ose ka thyer ndonjë rregull. Sjellja e tij e shkëlqyeshme ka kontribuar në bërjen e rrugëve më të sigurta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është një dëshmi për shoferët e sjellshëm në vend”– ka thënë Ahmad Saeed Al Naour, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë së Sharjah.

Unë gjithmonë kam ndjekur rregullat e trafikut sepse siguria në rrugë është përparësia kryesore gjatë ngasjes. Të gjithë duhet të ndjekin rregulloret, qofshin ata këmbësorë apo shoferë”– ka thënë Al Hammadi. Al Hammadi shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e një çmimi nga policia. Ai e vlerësoi Policinë e Sharjah për këtë iniciativë të mirë. Ai tha se iniciativa të tilla promovojnë përhapjen e kulturës së respektimit të ligjeve të trafikut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME