Categories Lajme

Çështja e detit/ Kryediplomati grek kujton negociatat: Zgjidhje të shpejtë që kënaq të dy palët

Ministri I Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, në një intervistë për mediat greke, i është rikthyer edhe një çështjes së detit me Shqipërinë duke kërkuar që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kryediplomati helen shpreson te rinisja e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë rreth kësaj marrëveshje, ndërsa thekson se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.

Nikos Dendias: Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe EEZ, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur.

Siç deklarova kohët e fundit në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në vitin 2009, por në fund ajo nuk vazhdoi për arsyet e njohura.

Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët. Është e  rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura.

Kryeministri Edi Rama do të shprehej se kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga një palë e tretë, qoftë edhe Gjykatë Ndërkombëtare.

Edi Rama: Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakortësi për të. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, një palë e tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykata ndërkombëtare.Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Debati për çështjen e detiti u rikthye teksa kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të deklaronte në parlament se, vendi i tij do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.ORANEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME