Categories Lajme

“Videot mi kanë hedhur fëmijët në TikTok, KLGJ merr sot vendimin për kryegjyqtaren e Elbasanit

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet ditën e sotme, 7 qershor për të trajtuar kërkesën e ILD për marrjen e masave disiplinore ndaj kryegjyqtarës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila shkaktoi një debat të madh publik. KLGJ pritet të marrë një vendim nëse do të pezullojë ose jo g jyqtaren. ILD ka kërkuar fillimisht pezullimin e gjyqtares nga detyra dhe më pas shkarkimin e saj.

Kryegjyqtarja ka pranuar që i ka bërë vetë videot, por ka mohuar t’i ketë hedhur ajo në TikTok. Kryegjyqtarja thotë se i kanë hedhur fëmijët e saj që janë 5 dhe 7 vjeç.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur Kryegjyqtarja kapedani 3 herë që është marrë në pyetje nga ILD. Një tjetër problem që është konstatuar është fakti që ato janë bërë në ambientet e punës.

Një nga pyetjet që i është bërë kryegjyqtarës është a ka përdorur personel të Gjykatës për të bërë videot dhe përgjigjja e saj është nuk e mbaj mend.

Nga imazhet e publikuara në një reflektim duket që është përdorur sekretarja e saj për të bërë videot e TikTok-ut. Ajo gjithashtu nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse ky rrjet social është çaktivizuar sapo videot janë bërë publike.

Ditën e sotme pritet që KLGJ do vendosë nëse do ta pezullojë nga detyra gjyqtaren dhe nuk dihet nëse gjyqtarja do të marrë pjesë pasi nuk është një kusht i detyrueshëm që të jetë e pranishme, pavarësisht se i është bërë ftesa. Nëse do të ketë procedim për shkarkimin e saj duhet të jetë me patjetër e pranishme në prani të avokatit ët saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME