Categories Lajme

VIDEO\Tërhiq fjalët ndaj Bodes! Ja reagimi i deputetit

Po zhvillohet me debate seanca e pazakontë në Kuvend, e mbledhur pas një muaji ndërprerje për të diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi

Deputeti opozitar, Ralf Gjoni, doli kundër nismës së deputetes Edlira Bode për ndryshime në Kodin Penal, duke thënë se janë bërë pa konsultime dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, ndaj dhe sipas tij, mazhoranca duhet t’i tërheqë.

Në përgjigje të tij, Ruçi i është kthyer ashpër Gjonit, duke i thënë se “kam respekt për arsimin tuaj, por me neveri them se gabuat rëndë”.

Debate:

Ralf Gjoni: Ndryshimet në Kodin Penal janë bërë pa konsultime. Amendamenti për të amenduar Kodin Penal në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe procedurat e rregullores së Kuvendit është i papranueshëm. Është prezantuar vjedhurazi në Komisionin e Ligjeve dhe në mënyrë tinzare, duke keqpërdorur një deputete të nderuar mjeke që është nga më të urtat dhe nga më të pakfolurat në Kuvend. I bëj kërkesë mazhorancës të tregojë minimunimin e dinjitetit dhe të tërheqë këtë amendament. Rendi i ditës nuk mund të trajtojë sot këtë amendament.

Ruçi: Mos spekullo me kërkesën për të folur për procedurë.

Gjoni: Të respektojnë Kushtetutën.

Ruçi: Kërkuat të flisni për procedurë dhe folët në kundërshtim me nenin e procedurës. Ju tërheq vëmendjen, edhe pse kam respekt për arsimin tuaj, por me neveri them se gabuat rëndë, kur iu adresuat nismëtares, e cila vlen të respektohet, vlerësohet, dhe aq më pak, nuk ka vend që të anatemohet me atë shprehje që thatë dhe iu kërkoj ta tërhiqni.

Gjoni: Ju kerkoj ndjese, terhiqem znj. Bode nese u fyet nga fjala ime. POR ju e dini qe une nuk fyej (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME