Categories Lajme

Vidhnin shtëpi në Francë, kapen tre “skifterët” shqiptarë

Tre shqiptarë të cilët kishin grabitur banesa të shumta të Francë duke shkaktuar një dëm prej 80 mijë eurosh janë vendosur në pranga. Policia franceze ka rënë krejt papritur në gjurmët e tyre, teksa më 26 prill, pikasi tre personat e dyshimtë në një zonë banimi të Saint-Maur-des-Fossés.

Njëri prej tyre priste në makinë ndërsa dy të tjerët po tentonin të vidhnin një shtëpi. Efektivët e policisë pritën disa minuta para se t’i arrestonin në flagrancë, kur të dyshuarit sapo kishin hyrë në një shtëpi duke përdorur një kaçavidë. Të tre personat u arrestuan në vendngjarje duke iu konfiskuar bizhuteri dhe sende personale.

Gjatë hetimeve rezultoi se të tre shqiptarët e pastrehë e kishin këtë të fundit, vjedhjen e nëntë, shkruajnë mediat franceze. 

Ata ishin përfshirë në nëntë raste të tjera vjedhjeje dhe grabitje midis 11 marsit dhe 26 prillit në kryeqytetin francez. Të tre shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 24 deri në 30 vjeç. Dëmi i të gjitha vjedhjeve llogaritet në 80 mijë euro, ndërsa të tre shqiptarët janë dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit më 9 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME