Categories Teknologji

Vijnë ekranet e lakueshme, LG bën revolucion në teknologji

Pas shumë vitesh me modele prototip, ekranet e lakueshme do të fillojnë të bëhen pjesë e jetës së përditshme, duke hapur perspektiva të reja për sektorin e kësaj teknologjie, në veçanti në industrinë e smartfonëve, që mezi presin të revolucionarizojnë një treg që është bllokuar.

Koreano-jugori LG prezantoi dje një televizor ekrani i të cilit mund rrotullohet krejtësisht, gjatë një prezantimi në kuadër të hapjes zyrtare të sallonit CES të elektronikës për publikun e gjerë në Las Vegas, ku bota e teknologjisë do të paraqesë deri të premten inovacionet e saj të fundit.

Ekrani i teknologjisë OLED prej 65 polësh (165 centimetra) mund të mblidhet krejtësisht në bazamentin e tij, që është i teknologjisë më të fundit, sipas gazetarëve të pranishëm gjatë një prezantimi për median të bërë në kuadër të hapjes zyrtare të sallonit “Consumer Electronics Show”, ku bota e teknologjisë do të paraqesë deri të premten inovacionet e saj më të fundit.

“Ajo që fanta-shkenca ka imagjinuar para disa dekadash tashmë është një realitet”, deklaroi David VanderWaal, përgjegjës i marketingut.

“Ky është fantastik, dekoruesit e ambienteve të brendshme do ta adhurojnë”, thotë i ngazëllyer Avi Greengart, duke folur për një teknologji unike.

“Ekranet e lakueshëm do të jenë tendenca e madhe e këtij viti”, sipas Avi Greengart, duke theksuar se edhe në sektorin e smartfonëve, shumë sipërmarrje pritet të paraqesin risitë e tyre në fund të shkurtit në “Mobile World Congress”.

“Të gjithë e dinë që 2019 do të jetë vitit i fillimeve zyrtare të dy teknologjive vërtetë revolucionare në botën e elektronikës: ekranet e lakueshme dhe smartfonët 5G (interneti super i shpejtë në telefona)”, vlerëson analisti Bob O’Donnell i “Technalysis”.

“Pas një kohe të shkurtër, parashikoj që do të jenë smartfonët me ekrane të lakueshme që do të kenë më shumë sukses sepse impakti i tyre mbi mënyrën e përdorimit të telefonit dhe dizajni do të jenë aq të parezistueshme sa që konsumatorët do e harrojnë shpejtësinë 5G”, analizon O’Donnell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME