IKMT ka vijuar ne Vlorë, aksionin për prishjen e objekteve, për ti hapur rrugë vijimit të projektit të lungomares. Bëhet fjalë fillimisht për vijimin e projektit lungomare 2, që do të shtrihet nga zona e ujit të ftohte, ku edhe ka përfunduar projekti i parë i lungomares deri tek tuneli.
Nga IKMT konfirmohet se janë rreth 60 objekte në fazën e parë të ndërhyrjes, nga uji i ftohtë Vlorë deri në Orikum, që përfshin kryesisht njësi shërbimi, ndërsa gjatë kësaj të marte, aksioni është përqendruar nga ambiente më të mëdha në Vlorë si Summer depo. IKMT konfirmon se objektet e hedhura përtokë janë kryesisht objekte me mungesë dokumentacioni apo të paligjshem, ndërsa vec projektit lungomare 2 që perfundon tek tyneli në ujë të ftohtë, një tjetër projekt i rëndësishëm është dhe shëtitorja deri në Orikum. Aksioni i IKMT në Vlorë ka nisur me 60 objektete përgjatë vijës bregdetare nga uji i ftohtë Vlorë, deri në Orikum, ndërsa pritet të vijojë gjatë gjithë muajit shtator.