Categories Lajme

Viktima ishte i ulur jashtë lokalit në Milano, ja sa vite burg rrezikon Gjinaj për vrasjen e bashkëkombasit

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit të kaluar qëlloi për vdekje Emanuel Rrokun në një lokal në Turbigo (në qytetin metropolitan të Milanos) me armën e tij 6.75 mm, rrezikon burgim të përjetshëm.

Prokurori publik Ciro Caramore kundërshtoi kërkesën për drejtësi restauruese të bërë nga mbrojtja e të pandehurit, në vend të kësaj kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata.

Rindërtimi i skenës së vrasjes

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me Rigelsin. Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën po aq persona, përfshirë këtu një djalë 20 vjeçar.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të rrahjeve që ka pësuar atë mbrëmje.

Raporti balistik

Muajt e fundit pikërisht në atë lokal është bërë ekzaminimi balistik. Hetuesit e Parmës rindërtuan skenën e krimit, për të përcaktuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje. Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 cm, ka goditur gjerdanin e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij, shkruajnë mediat italiane.

“Nuk doja të vrisja njeri. Do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigelsi, i cili përfundoi në burg për vrasje. Avokati i tij kërkoi drejtësi “restauruese”, të cilën prokurori përgjegjës për hetimin e kundërshtoi, duke kundërshtuar rrethanën rënduese të arsyeve joserioze . Prokuroria Publike i kërkoi Gjykatës së Asizes së Busto Arsizio dënimin me burgim të përjetshëm me izolim ditor për 34-vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME