Categories Lajme

Vini në Shqipëri me makinë me targa të huaja?! Ja ku duhet prerë polica e sigurimit kufitar

Shumë emigrantë kthehen në atdhe gjatë sezonit turistik për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri, e shumë prej tyre udhëtojnë me automjetet e tyre me targa të shtetit prej nga vijnë. Ka ndodhur në shumë raste, siç janë bërë denoncime edhe në Shqiptarja.com, që qytetarët shqiptarë kanë prerë policën e sigurimit në pika kufitare në territur të huaj, si përshembull në portin e Barit, por këto polica kufitare nuk vlejnë në Shqipëri.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se polica e sigurimit kufitar duhet të merret vetëm në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë, AMF ka bërë edhe një sqarim për të gjithë qytetarët shqiptarë se si të kuptojnë nëse nuk kanë rënë pre e mashtrimit, dhe të sigurohen që polica e sigurimit kufitarë është e duhura për tu futur dhe qarkulluar lirisht me automjet në Shqipëri.

Njoftimi i plotë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar. Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare. Këta agjentë janë miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit për shitjen e policave kufitare. Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme. Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së.

Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë: Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2019 = 19xxxxxxx). Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

Polica ka një numër unik identifikues në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga sistemi i shitjes së policave. Raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, www.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355694060671. Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën [email protected] të na shkruani në inbox-in e faqen tonë në Facebook. AMF i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare për të mos rënë pre e mashtrimeve të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME