Categories Lajme

“Virozat, pa antibiotik”, mjekët: Të mos merren në ditët e para, mjekojnë pasojat, jo gripin

Temperatura e lartë dhe rezistente me të cilën po shfaqet ky grip ka bërë që shumë persona para se të konsultohen me mjekun ti drejtohen farmacive dhe të nisin antibiotikët. Bluzat e bardha të cilat përballen me pacientë të tillë çdo ditë thonë se antibiotiku nuk mjekon virozën, por komplikacionet që vijnë prej saj dhe nuk duhet përdorur në ditët e para të sëmundjes.

“Mjekohen komplikacionet kështu është e gabuar përdorimi i antibiotikëve kaq shpejt. Ndodh një luftë brenda organizmit, 2-3 ditët e parë s’ka asnjë merak, kuptohet temperatura 39- 40 do pak vëmendje pavarësisht se ato persistojnë dhe mund të jenë agresive nga njëra anë dhe të qëndrueshëm kundrejt antipiretikëve nuk duhet të na shqetësojë, shumë lëngje, antipiretikë dhe çlodhemi. Ato me sëmundje shoqëruese apo me probleme pulmonare kronike aty do këshillë mjekësor që në ditët e para.”, thotë mjeku pneumolog Ardian Jorgji.

Shqetësuese për mjekët është kur kjo temperaturë zgjat më shumë se pesë ditë. Sipas tyre mund të jetë tregues i një ndërlikimi dhe rastet kur virusi ka shkaktuar probleme në mushkëri janë shtuar.

“Nëse një temperaturë persiston për më shumë se 5-6 ditë me patjetër duhet këshillë mjekësore. Kolla kur fillon dhe përkeqësohet apo shtohet gjithashtu kërkon këshillë mjekësore, gjendja e përgjithshme jo e mirë që shpesh neglizhohet ose dobësia trupore, kur këto fillojnë e rëndohen gjithashtu është një shenjë që pacient të marr këshillë. Çdo virozë e lënë pas dore bart rrezikun për të bërë komplikacione dhe meraku duhet për të tilla situata. Po më një bashkëpunim të mirë, përkujdesje, disiplinë në marrjen e terapisë s’ka asgjë për tu shqetësuar.”

Pas festave dhe me rikthimin e fëmijëve në kopshte e shkolla të prekurit nga gripi mbushën spitalet e qendrat shëndetësore. Ai që dominon është tipi A me nënvariantin e tij AH3N2 I, i cili e gjeti popullatën më pak të imunizuar pasi vitet e fundit në mbizotërim ka qenë AH1N1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME