Ndryshimi i temperaturave është bërë shkak për shfaqjen e virozave tek të vegjlit. Mjekët pediatër apelojnë prindërit që të qëndrojnë larg medikamenteve dhe t’i trajtojnë fëmijët në kushtet e shtëpisë. Kujdesi në ushqim duhet të jetë parësor, ku këshillohet konsumimi i supave dhe lëngjeve të frutave.
Sipas mjekëve pediatër, prindërit duhet t’i drejtohen qendrave shëndetësore nëse konstatojnë tek fëmijët shenja si temperaturë, skuqje të lëkurës apo të vjella. Për të evituar fluksin që krijohet në qendrën universitare “Nënë Tereza”, mjekët bëjnë thirrje që shërbimi shëndetësor të merret fillimisht në qendrën shëndetësore të lagjes.