Categories Lajme

Virusi hyn në Komisariatin e Policisë Kuçovë, infektohet Shefi i Rendit

Covid është futur edhe në Komisariatin e Policisë së qytetit të Kuçovës. Shefi i Rendit në këtë komisariat ka rezultuar “pozitivë” me koronavirus. Kjo ka shtuar frikën dhe panikun mes efektivëve të këtij komisariati, që janë në pritje të kryerjes së tamponit, ndërkohë që mësohet se gjendja shëndetësore e efektivit të infektuar është e mirë. Burimet zyrtare të bashkisë së Kuçovë bëjnë me dije se, mëngjesin e sotëm, pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Komisariatin e Policisë Kuçovë, është kryer dezinfektimi i plotë i të gjitha ambjenteve të këtij komisariati.

Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Kuçovës është një nga 6 rastet e konfirmuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e djeshme në qarkun e Beratit, ndërkohë që 5 rastet e tjera (3 në Kuçovë dhe 2 në Berat) janë kontakte të rasteve të mëparshme. Lajmi i mirë vjen nga Spitali Rajonal Berat dhe Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave, ku pas 48 testimeve të kryera në këtë drejtori dhe mes bluzave të bardha, të gjithë kanë rezultuar “negativë”.

Rastet e konfirmuar dje “pozitive” në qarkun e Beratit e kanë çuar në 45 numrin e rasteve aktive në këtë qark. Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat konfirmojnë se, gjendja e të infektuarve paraqitet e mirë, përveç rastit të mjekut kirurg E.Q, që ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka paraqitur komplikacione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME