Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se Amerika e ka një plan për ta parandaluar përhapjen e virusit vd ekjeprurës “coronavirus” në vend, shkruan Dailymail, transmeton Express. Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, i cili ka folur në Forumin e Ekonomisë Botërore në Zvicër, ka thënë se Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka aftësi ta menagjojë këtë problem.
Rasti i parë në ShBA është konfirmuar në Washington të martën, kur një 30- vjeçar ishte hospitalizuar menjëherë pas rikthimit nga Kina. “Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve është shumë profesionale dhe ka kapacitete të bollshme për tejkalimin e kësaj situate. Jam i bindur se edhe Kina ka kushte që ta menagjojë këtë situatë”, ka thënë Trump. “Ne e kemi vetëm një person me këtë virus në tërë ShBA-të, prandaj e kemi situatën nën kontroll”, shtoi ai. Trump gjithashtu i ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera, që të përgatiten dhe të krijojnë strategjitë mbrojtëse, në mënyrë që të shmanget çdo rre zik pandemie. Është raportuar që shumë aeroporte i kanë anuluar fluturimet nga ShBA në Wuhan- qyteti i 8.9 milion banorëve, në të cilën thuhet se ka filluar përhapja e “coronovirusit”.
