Categories Lajme

“Vis Martinaj kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë”, gazetari: Jeton Lami të tregojë ku e dorëzoi

Agjenti i policisë Jeton Lami i arrestuar si personi që shoqëroi dhe ndihmoi Ervis Martinajt ka treguar marrëdhëniet e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me këtë individ dhe ndihmën që i jepte kupola e policisë së shtetit Martinajt.

Gazetari Elton Qyno, tha në një intervistë për  Euronews Albania tha se agjenti i policisë është dëshmitari kyç në zhdukjen e Elvis Martinajt, pasi është kontakti i fundit me të në zonën e Shijakut nga ku nuk ka pasur më asnjë gjurmë e tij.

Sipas Qynos, dëshmia e agjentit është thelbësore për të kuptuar fatin e të shumëkërkuarit, i cili siç tha kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë, me njerëz që e gjurmonin dhe synonin ta ekzekutonin.

Agjenti Jeton Lami që ndihmoi Ervis Martinajn është thirrur në zyrë nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Sipas gazetarit, Lami ka qëndruar për 2 orë e gjysmë në zyrën e Nano ku ka dhënë një dëshmi sesi është njohur me Ervis Martinajn dhe kush ishin njerëzit që e ndihmonin atë.

“Ky individ ka qenë në verifikim nga vetë familjarët dhe është munduar që të tregojë diçka për fatin e Ervis Martinaj. Nuk ka folur as për familjarët dhe as për shtetin.

E ka takuar Gledis Nano, fillimisht e ka mohuar. Pasi është njohur me pamjet filmime, që  policia i sekuestroi tek hotel Adriatik, ai doli zbuluar. Është takuar me drejtorin në zyrën e tij. 

Ai ka thirrur për ta pyetur se në çfarë forme ishte njohur me Martinajn, si e ndihmonte dhe kush ishin njerëzit që ndihmonin atë. Ka qëndruar 2 orë e gjysmë.

Agjenti i ka dhënë një dëshmi. Nano ia ka thënë  ministrin, ministri ia ka përcjellë dikujt tjetër dhe më pas ai është shkarkuar”, u shpreh Qyno.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME