Nata e ndërrimit të viteve, çdo herë është shoqëruar me dhjetëra të lënduar, por kësaj radhe fishekzjarrët u hodhën vetëm nga pushteti lokal. Për pasojë edhe shifrat e të plagosurve janë të ulta. Dëmtimet në gjymtyrë ishin pamjet që spikasnin këtë 2 janar në Spitalin Ushtarak. Një plagosje në Fier dhe një i lënduar në Korçë ishin 2 incidentet e vetme që u shënuan përgjatë këtyre orëve.
Por problemet shëndetësore nga pijet dhe ushqimi, kanë qenë të pranishme dhe sipas të dhënave zyrtare 500 persona janë paraqitur në urgjencën e Tiranës në dy ditët e para të vitit 2019, raporton a2. Ndërsa përplasjet rutinë pacient-staf mjekësor, shoqërojnë përherë korridoret apo shkallët e spitalit.