Një zjarr masiv që ka përfshirë zonën e Vihtkuqit, në Majën e Jankës ka shkrumbuar një hapësirë prej rreth një hektarësh me pisha. Zjarri ka 3-4 ditë që vazhdon të jetë aktiv, duke shkrumbuar bimësinë e zonës. Vazhdojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore, për të izoluar vatrat që janë aktive. Nuk dihen akoma shkaqet e zjarrit, kurse po punohet për të shuar atë.
Categories
Lajme
Vithkuq, Shkrumbohen rreth 1 hektarë me pisha
