Categories Teknologji

Viti i Ujorit dhe Binjakëve, astrologia parashikon një 2021 të mbarë për të lindurit e këtyre datave

E para astrologe në qytetin e Vlorës, e cila e zhvilloi si profesion ndër vite në Greqi dhe më pas u kthye në atdheun e saj për të ndryshuar mentalitetin dhe për të thyer një tabu.

Kjo është Liza Gjika nga qyteti i Vlorës, ku tashmë prej vitesh parashikon fatin dhe karakterin e njeriut nëpërmjet shenjave të Horoskopit si dhe numrave të vitit të lindjes. Liza tregon se viti 2021 është viti i shenjave të ajrit të cilat do të ndihen më tepër më fat se viti i kaluar. Gjithashtu sipas saj përsa i përketë numrave viti 2021 është viti i numrit 5, si dhe numrave të cilët kanë harmoni me të si 9,11,22 etj

“Shenjat e ajrit janë më të privuara. Ujorët janë të parët pastaj Binjakët që kanë numrin 10-të të komunikimit. Janë njerëz të shkëlqyer, dinë të flasin bukur , në kohën dhe momentin e duhur. Kjo është arma e tyre e fuqishme, komunikimi. Pa komunikim këta nuk jetojnë dot, dinë ta përdorin bukur gjuhën. Numri më me fat për 2021 është 5, pesa është numri i suksesit, i famës. Pavarësisht që vimë nga një vit i cili na ka goditur.

Këtë vit personat që kanë lindur në datën 5 apo numri i ditëlindjes i gjithë ditëlindja, muaji, viti i del pesë do të jenë një me vitin. Do të jenë shumë mirë, do të arrijnë qëllimet e tyre. Këtë vit do të jenë shumë mirë personat e numrit 4, 5 dhe 6. Gjithashtu edhe personat që kanë harmoni me këto nr do të jenë mirë si, 9, 11,22, 23, “– thotë ajo.

Zonja Gjika bënë edhe një parashikim live për gazetarin duke e pyetur për shenjën e Horoskopit si dhe vitin e lindjes. “Keni numra shumë të bukur, çdo gjë i ke kollaj të vinë gjërat shumë lehtë. Ke numrin 5 dhe kjo gjë tregon që je shumë i dashuruar me veten. Je djalë unik, i zoti i shkathët, ke aftësi dhe kërkesa shumë të mëdha. Nëse ti ke ëndërruar diçka për jetën tënde do e arrish”

Në fillim kur u vendos në Vlorë hasi shumë vështirësi, për shkak të mentalitetit të qytetit, ndërsa sipas Liza Gjikës, astrologes së parë në Vlorë situata ndryshoi me kalimin e viteve. Shqiptarët tashmë besojnë më shumë duke parë dhe prekur nga afër ndodhit që ndodhin, ndodhi këto të parashikuara më parë nga shenjat zodiakale apo edhe data e lindjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME