Categories Lajme

Viza Amerikane, Trump nxjerr rregulla të reja për aplikantet

Administrata e Presidentit Trump ka publikuar rregulla të reja vizash që synojnë kufizimin e “turizmit të lindjeve”, një praktikë me të cilën gratë vijnë në SHBA për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane.

Sipas rregullave të reja aplikantëve do t’u refuzohen vizat turistike nëse zyrtarët konsullorë përcaktojnë se ato synojnë të vijnë në SHBA kryesisht për të lindur, edhe pse për ta do të jetë e vështirë të bëjnë dallimin nëse ato vijnë realisht për shkaqe mjekësore apo për të lindur.

Gratë që do të shkojnë për nevoja mjekësore do të trajtohen si të huajt e tjerë që hyjnë në SHBA për trajtim mjekësor dhe duhet të dëshmojnë se i kanë paratë për të paguar, përfshirë shpenzimet e transportit dhe të jetesës.

Praktika e udhëtimit në SHBA për të lindur është në thelb e ligjshme, megjithëse ka patur raste që autoritetet kanë arrestuar operatorët e agjencive të turizmit të lindjeve për mashtrime me vizat ose evazion fiskal.

Administrata e Trump po kufizon të gjitha format e imigracionit, por Presidenti ka shprehur shqetësim të veçantë për çështjen e marrjes së nënshtetësisë me anë të lindjes.

Sipas Kushtetutës amerikane, kushdo që ka lindur në SHBA konsiderohet shtetas amerikan, por Trump ka kërcënuar se do t’i japë fund kësaj praktike, pavarsisht se studiuesit ligjorë kanë thënë se kjo nuk është aq e lehtë për t’u realizuar./Opinion

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME